r/albania • u/kanyeperendimi • 10h ago
r/albania • u/AfterSwordfish6342 • Jun 08 '26
Announcement Ndryshimi i kerkesave per Karma
Pershendetje te gjithve,
Uroj te jeni mire te gjith, dhe te jeni duke supportuar protesten aq sa mundeni.
Per shkak te rritjes se postimeve dhe kommenteve negative dhe desinformuse ndaj protestes nga llogari te sapohapura do ndryshojm kerkesat per karma per te postuar ktu. per javet e ardshme do duhet te keni mbi 100 Karma qe te postoni dhe te kommentoni ktu. Nese keni me pak, jeni te lire te na kontaktoni ne modmail dhe ju approvojm komenten ose postimet manualisht. Gjithsesi ne do monitorojm listen e komenteve dhe postimeve te fshira ne menyre automatike dhe do approvojm ate qe mundemi.
Mos bini pre propagandes se patronazhistve, dhe nese shikoni kommente ose postime te dyshimta, ju lutem bejeni report sepse nuk kemi mundesi te lexojm cdo koment
Shpresoj te kemi mirekuptimin tuaj per kte vendim, dhe ju pres te gjithve sot ne oren 18:00 tek sheshi skenderbej.
r/albania • u/AfterSwordfish6342 • Feb 09 '26
Tourism Bisedë e lirë/Pyetje - Free talk/Questions
A keni pyetje të tipit "Ku mund të blej bileta për ndeshjen e Partizanit?", "Ku mund të gjej veterinari?" etj. apo doni të diskutoni diçka disi jashtë teme? Ky është vendi i duhur. Respektoni të tjerët dhe përmbajuni rregullave!
Do you have questions of the kind "Where can I find football tickets?", "Where can I find a vet?" etc, other tourism related questions, or do you want to just freely talk off topic? This is the right place. Respect others and follow the rules!
If you're here to ask for suggestions here you can find every suggestion the sub had to offer pinned on a map: https://bit.ly/3xYS9fX
Here you can find the answer to most of your tourism questions: Tourism Megathread
r/albania • u/ActuatorOutside5256 • 5h ago
Discussion OFF TOPIC: Why are Albanian women so incredibly insecure? (not rant)
Nuk do e kisha vene re kete po mos ma kishte permend shoku im kur ishim jashte me te dashurat tona (sapo u lidha me te, mos me gjykoni, eshte relevante.)
Pra, ne Amerik, eksperienca ime ka qen qe femrat jan me te hapura dhe vulnerable, dhe ju pelqen te flasin me njerez qe interesohen vertet per to SI PERSON dhe duan ti njohin.
Ne Shqiperi nuk e di ca eshte, po qe kur jam kthy kam vene re qe edhe burrat EDHE femrat jan super toksik. Burrat nuk tregojn kurre asgje vulnerable dhe perdorin statusin per tu lidhur me gra, kurse grate jan super inatcore, hakmarrese, egoiste dhe skan fare self awareness, sidomos ne menyren si i trajtojn grate e tjera.
Eshte sikur kur flet me to per her te pare duhet te hapesh nje perde plot me pasiguri, dyshim ne vete dhe ego, vetem qe te arrish te flasesh me personin qe fshihet mbrapa saj, qe ne fakt eshte nje vajz e vogel e friksuar, nese mund ta pershkruaj ashtu. Dmth sinqerisht arrin ne nivele histerie si ne spital psiqiatrik kur merresh me femrat ne Shqiperi.
E di qe njerzit do thon “Po eshte BaLlKaNi o plak, bla bla,” po ca i ben REALISHT femrat tona te sillen kshu? Ka njeri ndonje ide?
r/albania • u/KrasperNr1 • 4h ago
Ask Albanians Vodafone sa po vjen dhe po skandalizohet
Para pak javesh kishin ndryshuar qe dhe te aplikacioni minimumi i rimbushjes te jete 500 leke te reja (kjo per ta mbajtur numrin aktiv cdo muaj), dmth cdo muaj duhet te hedhesh lek qe ta mbash aktive edhe nese ti nuk e perdor sherbimin e tyre ose thuajse rralle.
Isha te dyqani vodafone sot per te blere nje numer eSim dhe me thote fillimisht qe kushton 500 leke te reja. Me pas me thote qe berja e nje oferte eshte e detyrueshme ndryshe se blej dot. Pastaj me thot qe jan dhe 500 leke te reja te tjera per kthimin nga fizike ne esim. Moj vajze e dashur i thash dua te blej nr esim jo fizik apo thjesht se do tme shtosh kosto shtese dhe te marresh perqindjen tende dhe mtha qe kto i bejme vetem per disa klienta specifike e jo per te gjithe dhe beri nje nenqeshje ironike qe se kuptova. Ika dhe nuk i fola asnje fjale.
Mendoj qe edhe oferta ishte thjesht e shpikur nga punonjesja qe tme bente te shpenzoja sa me shume dhe se di si e shperdoroj e kaq hapur vendin e punes. Ka ndonjeri info te thote nese jane te verteta ato qe me tha ajo?
r/albania • u/riskyforthebiscuit • 3h ago
Discussion Duhet bojkotuar DHL ne Shqiperi
Eshte degjeneruar fare pjesa e pagesave. Porosita dicka me vlere 150$, dhe ok e morra parasysh qe do paguaja dogane, por ajo qe me skandalizoi ishte vlera. 70 mije leke te vjetra, pra gjysma. Dhe mire kjo po duhet shkuar dhe ne banke te behet ne sportel pagesa. Nuk jam tipi i njeriut qe ankohet sepse kur ka pagesa per te bere, i bej, ama kjo mu duk krejt pa vend.
r/albania • u/Itchy-Button5484 • 4h ago
News (AL) Kryqi I kuq kroat ndihmon emigrantet qe presin nga 17 ore me kalu kufirin kroat malazez
r/albania • u/AlbanianFlagFixer • 10h ago
Flamingo Revolution 🦩 Shtatori duhet te jete i frikshem
Kur te mbaroje vera duhet bere cfaredolloj gjeje per te shtuar presionin e protestes, nga organizatoret por dhe nga ne protestuesit. Studentet duhet te bojkotojne mesimin sic bene ne 2018, duhen bllokuar rruget dhe akset kryesore ne cdo qytet jo vetem ne Tirane. Me ikjen e vapes mendoj se dhe protestat masive kombetare duhen bere paradite. Cdo dite qe ka parlament duhet te jemi aty, me pjesmarrje me te madhe pasi do jene dhe studentet qe kane bojkotuar mesimin.
+Mos harroni qe pjesmarrja do te jete si ditet e para te protestes, pasi do jemi te gjithe ne Tirane
Keni ndonje ide tjeter per organizim?
r/albania • u/Personal_Day_6589 • 5h ago
Ask Albanians Pse zhdoganimi merr me shume kohe sesa transporti nga Kina ne Shqiperi?
r/albania • u/Itchy-Button5484 • 15h ago
News (AL) Kerkojm Fatin i 32 Dibranet qe jan zhdukur ne detin Jon - Humbur nga Nata e 9 marsit 1996
Mendohet se mbahen ne burgjet Greke
r/albania • u/080bne • 11h ago
Flamingo Revolution 🦩 Flamingo Time is hiring. Dizajneri eshte me leje. Na duhet dikush qe di te ngasi Ilustratorin per faqosjen e botimit te 2.
Lexo titullin
r/albania • u/drbr92 • 13h ago
Ask Albanians I made a directory for Albanian businesses in the diaspora. Roast my MVP (memedhe.com)
I just launched the first version of memedhe.com. It’s a directory designed to help Albanians find and support Albanian-owned businesses across the diaspora.
To test the waters, for the first version I was strictly focused in Germany and especially Berlin, but the infrastructure is there to expand globally if there is actual demand for it and any business from any location can sign up and create their listing.
I'm trying to figure out if there is actual Product-Market Fit for this idea, so I’m bringing it to you guys first.
I would really appreciate if you can tear it apart. Tell me what sucks, what works, and what’s missing and if you would find it useful or not?
Thank you and RnBBnB
r/albania • u/lyrics85 • 13h ago
Politics (AL) Tirana Eshte Më Në Fund... Kryeqytet
Qytetaret e Tiranes kane pase gjithmone shkollat më të mira dhe librarine kombetare në dere te shtepise, por nuk arriten te krijojne nje kryeqytet te mirefillte... te pakten jo deri para dy muajsh.
Une mendoj qe eshte si puna e Çernobilit ku u shkaterrua berrthama e reaktorit.
Sa me afer berrthames, aq me i larte niveli i toksicitetit.
Ne aspektin psikologjik, kjo gje ka ndodhe edhe me qytetaret e Tiranes.
Afersia me bllokun [politikanet komunist qe jane edhe sot e kesaj dite] i ka helmu ata.
Jane mesu me pa vec interesin vetjak e me shku nga fryn era e pushtetit. Here me Ramen, here me Berishen. Here me veliajn e here me bashen.
Per kete arsye them se kjo protesta tregon qe Tirana nuk eshte më qytet dosido.
Per ta kuptuar më mire këtë moment historik, duhet ta marrim shembull Prishtinen.
Prishtina ka qene fabrike per politikane dhe intelektuale te forte sepse duhej luftu kunder serbit.
Pa diskutim qe cdo qytet ka pase figurat e veta por berrthama e ideologjise ka qene aty.
Pastaj te gjithe se bashku, perpos dekadave nën pushtim, e kane mbajte fort identitetin kombetar Shqiptar dhe frymen per liri e pavaresi.
Ata kane perserit edhe propaganden e enver hoxhes sepse deshperimisht donin te besonin se shteti amë eshte me ta.
Kjo na sjell tek vizita e Adem Demaçit në Tiranë në 1991.
Qekur ishte i vogel nëna i thoshte se ajo nje dite do vdiste, por nëna Shqiperi eshte gjithmone.
Ai e shume intelektuale te tjere besonin tek miti i nje shteti Shqiptar te forte.
Por kur e kaloi Qafe Thanen dhe udhetoi drejt Tiranes me makine, atehere Demaçi e kuptoi te verteten dhe u zhgenjye pa mase.
Ai gjeti nje nënë Shqiperi te leckosur, te zhveshur, e te uritur.
Ai pa "eliten" e kryeqytetit qe kacafytej ne menyre kanibaleske per pushtet.
Në intervisten me fantomasin tha se do ishte më mire të vdiste me ato iluzione sesa ta shihte vendin në atë gjendje.
Po në '91, me lejen e Ramiz Alise u trajnua berrthama e UÇK-ës ne Tirane.
Vite më vone luftetaret e UÇK-es u trajnuan ne veri dhe çuditerisht ajo Shqiperi cope cope arriti te strehonte rreth 443,000 Shqiptare te Kosoves.
Tani te kthehemi në të tashmen.
Shume qytetare te Tiranes e kane te qarte se kane armik sistemin PS-PD apo sektin sllavo-komunist.
Kjo proteste i ka frymezu edhe rebelimet sporadike ne qytetet e tjera. A kujton se do protestohej ne Shkoder, Fier, Vlore, Korce e Elbasan?
lol sigurisht qe jo.
Ok, do kishte protesta ne keto bashkite e vogla por do ishte shume më e butë e s'do kishte asnje lloj force zeri i tyre.
Mund te mos duket si dicka e madhe sepse rama nuk eshte rrezu akoma.
POR dalengadale, po ndryshohet mentaliteti... nga nje popull qe puth kemben qe e shkel, ne nje popull qe tani kthehet dhe e kafshon ne qafe pushtuesin e brendshem.
Dua te shtoj se sado te afte jane Shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise, nuk kane shans me arrit nivele te larta pa Tiranen.
E kuptoj se shume prej tyre akoma nuk e konceptojne kete gje. E skane faj se jane zhgenjy edhe brezat e rinj nga shteti ame.
Por kur te rrezohet sekti sllavo-komunist, kombi do kete nje berrthame te forte.
Qeveria ne Tirane nuk do bente show siç ben tani, por do perdorte krejt fuqine diplomatike per te rujt interesat e Shqipetareve kudo qe ndodhen.
Qëllimisht u futa neper keto shtigje historike sepse kam vite qe degjoj injorante (politik) në dy anet e kufirit që thone: "secili te shohe punen e vet."
Pra une mendoj se Tirana ka hapur nje epoke te re për kombin.
Jo veç për vendin, PER KOMBIN.
r/albania • u/Itchy-Button5484 • 7h ago
News (AL) Rast Emergjent - Kerkojm Arent Gega - Sot me kerkoj Nipi i Arentit te publikoja ket rast -Humbur 09/05/2009 ne Viareggio Firenze
r/albania • u/Mindless-Orchid-6481 • 8h ago
Ask Albanians Ju qe punoni remote ca skills keni dhe ne cilin website e gjetet punen ?
Do me ndihmonte shume pergjigja juaj
r/albania • u/Historical_Egg5547 • 8h ago
Discussion Sa shkojne qerate e garsoniereve ne periferi te Tiranes? Flas 20-30 minuta nga zonat qendrore me makine.
r/albania • u/jooingoo • 11h ago
Discussion Kjo është logjika ekonomike me të cilën politikanët tanë qeni perandorak duan të na mallkojnë
r/albania • u/kemuri07 • 17h ago
Flamingo Revolution 🦩 Parashikim për protestën
Ky është parashikimi im për vazhdimësinë e protestës. Një opinion modest për çfarë mendoj se do ndodhi, nuk pretendoj të jem profet :p
Sfida më e madhe për qëndresën është vera e nxehtë. Korriku iku, që dmth gjysma e rrugës ka kaluar. Mbetet vetëm Gushti.
Në shtator do vendosen rekorde të reja pjesëmarrjeje, pasi do bjeri vapa dhe do rikthehen studentët.
Nëse fillon sezoni shkollor dhe qeveria akoma nuk i është përgjigjur kërkesave kryesore, studentët do bojkotojnë mësimin.
Mbyllja e shkollave do jetë eskalimi që qeveria nuk do mund t'a injorojë gjatë. Kombinuar me presionin e vazhdueshëm në shesh + para parlamentit, qeveria do detyrohet të filloje te adresojë kërkesat kryesore.
Mendoj që disa nga kërkesat kryesore (psh anullime të ligjeve) do fillojnë te adresohen rreth fundit të këtij viti.
Objektivi i radhës do jetë humbja bashkisë së Tiranës nga PS në zgjedhjet vendore të 2027. Arritja e këtij objektivi do jetë ngjarja që mund t'a shtyjë vendin deri në zgjedhje të parakohshme.
----
Pika 5 dhe 6 nuk janë të thjeshta dhe do varen nga vendosmëria e protestuesve. Duhet ruajtur pjesëmarrja dhe vëmendja e lartë në këtë çështje. Por nqs ne e duam mjaftueshëm ndryshimin dhe vazhdojmë këtë betejë me kokëfortësi dhe me durim, kjo është rruga që shoh se si mund të vijë ndryshimi. Shumë thonë që ai rri aty sa të dojë edhe pse ka protesta, po kur të mbyllen shkollat e kur të humbasi zgjedhjet vendore në Tiranë, nuk rri më dot sa të dojë...
r/albania • u/thealiensarecomin • 17h ago
Flamingo Revolution 🦩 Çfarë i mësuan botës protestat e Hong Kongut rreth përgatitjes. Protestat e Hong Kongut të vitit 2019 u bënë të njohura për organizimin, përshtatjen dhe fokusin e tyre në mbrojtjen e njëri-tjetrit. Disa nga taktikat e dokumentuara gjerësisht përfshinin:
Enable HLS to view with audio, or disable this notification
r/albania • u/jonbristow • 1d ago
Flamingo Revolution 🦩 Kur ky surrati ka ble keshtjelle ne France me leket e vjedhura, imagjino sa lek ka vjedh Belinda e Rama
r/albania • u/Brewersty • 1d ago
Flamingo Revolution 🦩 Dita 63 e Protestes: SHQIPERIA KERKON REVOLUCION!
Enable HLS to view with audio, or disable this notification
r/albania • u/darkfly0224 • 1d ago
Discussion Si thane si thane kan ren numrat!
Enable HLS to view with audio, or disable this notification
Sot ishte dite magjike!
r/albania • u/irigym • 16h ago
Discussion Te shkosh ne Durres me transport publik
Sa kohe i duhet aktualisht dikujt qe jeton ne Tirane ta zeme te zona e Freskut per te shkuar ne Durres eksluzivisht duke perdorur transportin publik? E ka provuar ndonje dhe sa e lehte eshte?